E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vdes manjati i ëmbëlsirave

Vdes në moshën 48-vjeçare, manjati i ëmbëlsirave, Pietro Ferrero.

Ferrero, që mbante postin e Drejtorit Ekzekutiv të Nutella, vdiq në Afrikën e Jugut, ku ndodhej për arsye pune. 48-vjeçari ndërroi jetë teksa ishte duke shëtitur me biçikletë. Kompania njoftoi se prej disa kohësh Ferrero kishte patur probleme shëndetësore.

Pietro Ferrero, së bashku me të vëllain, Giovanni dhe babain e tyre, Michele manaxhonin gjigandin italian të prodhimit të ëmbëlsirave Nutella. Suksesi tyre shumë shpejt do t`i ngjiste në krye të listës së personave më të pasur në Itali dhe ndër më të pasurit në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›