Kolegji, rrëzon kërkesën për bashkinë e Poliçanit

Kolegji zgjedhor rrëzon kërkesën e “aleancës për qytetarin” për të rinumëruar votat në disa qendra për bashkinë e Poliçanit.
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Poliçanit pretendon për parregullsi në dy qendra votimi 3578 dhe 3581. Sipas kandidatit të djathtë në qendrën e votimit me numër 3578 është bërë ndërrimi i rezultateve të votimit mes dy kandidatëve, Zotkaj dhe Qato.
Ndërkohë Kolegji zgjedhor pritet që të japë vendimin edhe për ankiminin e Partisë Socialiste për t`a detyruar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatin përfundimtar për Tiranën.