Trazirat në Kapitol, Trump mund të akuzohet për ‘tentativë për grusht shteti’

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili po heton trazirat në Kapitol, do të bëjë public prezantimin përfundimtar të hënën, në lidhje me përpjekjen e paprecedentë të Donald Trump, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që ai i humbi në 2020.
Komiteti e ka quajtur këtë përpjekje si një “grusht shteti në tentativë”, dhe urdhëron ndjekje penale nga Departamenti i Drejtësisë.
Ky pritet të jetë argumenti përmbyllës i Komitetit, pasi të përfundojë hetimin prej një vit e gjysmë. Komiteti përgatitet të publikojë një raport përfundimtar, i cili detajon gjetjet e tij, në lidhje me kryengritjen më 6 janar 2021, ndaj Kongresit, i cili po çertifikonte fitoren presidenciale të, Joe Biden. Komiteti, i përbërë nga shtatë demokratë dhe dy republikanë, pritet të shpërndahet në fund të këtij viti.
Takimi i së hënës do të jetë sesioni i 11-të publik i Komitetit që nga formimi i tij në korrik 2021. Një nga seancat e para, më 9 qershor, u shikua nga më shumë se 20 milionë njerëz.
Komisioni pritet të bëjë referime penale dhe civile kundër ish-presidentit dhe aleatëve të tij, të cilët, sipas ligjvënësve, kanë shkelur ligjin ose kanë kryer shkelje etike.
Kryetari i komitetit, Rep. Bennie Thompson, D-Miss., tha se referimet mund të përfshijnë vepra penale, etike, shkelje ligjore dhe shkelje të financimit të fushatës.
Ligjvënësit kanë sugjeruar në veçanti se akuzat e tyre ndaj Trump mund të përfshijnë konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pengim të një procesi zyrtar të Kongresit dhe kryengritje.
Rep. Adam Schiff, D-Calif., tha të dielën se ai beson se Trump kreu krime të shumta.
“Ky, në mënyra të shumta, u përpoq t’u bënte presion zyrtarëve shtetërorë për të gjetur vota që nuk ekzistonin. U përpoq të ndërhynte në një seancë të përbashkët, madje duke nxitur një turmë për të sulmuar Kapitolin,” tha Schiff për CNN-in. “Nëse kjo nuk është kriminale, atëherë nuk e di se çfarë është.”
Rep. Jamie Raskin, D-Md., tha javën e kaluar se veprimet e Komitetit do të përqendrohen tek “lojtarët kryesorë”, ku ka prova të mjaftueshme dhe të bollshme që kanë kryer krime. Apnews
/rtsh.al/