E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet te shtyhet regjistrimi i popullsise ne Maqedoni

Regjistrimi i popullsise ne Maqedoni pritet te shtyhet pas krizes se krijuar politike dhe zerave per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.

Lajmi konfirmohet nga burime qeveritare per agjencine e lajmeve INA duke nenvizuar se procesin e pergatitjeve per regjistrimin e popullsise e kane veshtiresuar dhe problematizuar mosmarreveshjet brenda Komisionit Shteteror per Regjistrim KSHR pas kerkesave ultimative te vendosura nga ana e perfaqesuesve shqiptare.

Eumlshte me se e sigurt qe te prolongohet mbajtja e regjistrimit per shkak ka vonesa rreth pergatitjeve. Por rreth kesaj pritet te kete nje pergjigje te prere ketyre diteve kur do te behet nje analize urgjente per vazhdimin e pergatitjeve ne nje tempo emergjente apo per te shtyre procesin per nje date apo periudhe tjeter te afert per shkak se vendi po shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme. Eumlshte veshtire te perballohen dy procese voluminoze si regjistrimi dhe zgjedhjet - theksoi per agjencine e lajmeve INA nje zyrtar i larte i qeverise ne Shkup.

Partite opozitare shqiptare dhe diaspora shqiptare vazhdimisht ka apeluar per shtyrjen e dates se mbajtjes se regjistrimit te popullsise mirepo ajo deri tani ishte refuzuar nga mazhoranca aktuale. Mirepo diteve te fundit procesi eshte veshtiresuar pas bojkotit te anetareve shqiptare ne KSHR te cilet kerkojne qe regjistruesit neper terren te zgjidhen dhe shperndahen sipas perqindjes se popullsise ne nivel lokal dhe jo ne nivel shteteror ashtu sic eshte propozuar nga perfaqesuesit e partise maqedonase ne pushtet VMRO-DPMNE.

Regjistrimi i popullsise eshte caktuar per 1 prill te ketij viti dhe ky proces do te zgjase 15 dite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›