KMSH angazhohet t’iu vijë në ndihmë zonave të izoluara

Në një njoftim që institucioni zyrtar i myslimanëve ka shpërndarë për median thuhet: “Kryesia e KMSH-së në mbledhjen e saj të fundit, pasi ka analizuar gjendjen e krijuar ka dalë me vendimin që të gjitha myftinitë në vend të angazhohen për mbledhjen e kontributeve në vlera monetare dhe produkte ushqimore në favor të të izoluarve.
Pas mbledhjes së ndihmave, institucioni do të angazhojë punonjësit e tij, por edhe vullnetarë për shpërndarjen e tyre në zonat e izoluara me qëllim që t’u vihet në ndihmë banorëve në këtë situatë kritike”.
Për çdo person që dëshiron të kontribuojë me donacione për zonat e bllokuara nga dëbora, KMSH ka vënë në dispozicion numrin e tij të llogarisë: BKT 110000709, IBAN: AL 14 2051 1014 000709 CL TJCL ALL (Kontribute për zonat e izoluara nga moti)./Start/
2012-02-10 13:04