Mirditë, plagoset me armë zjarri një person, në pranga autori

Një person është plagosur me armë zjarri në Mirditë. Ngjarja është shënuar pak caste më parë në fshatin Konaj të Mirditës, ku shtetasi Dedë Tuci, është qëlluar me armë zjarri në kokë. I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia ka identifikuar dhe të dyshuarin si autor i krimit të rëndë, shtetasin Zef Kola, 52 vjec, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij si dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit me të cilën dyshohet se ka qëlluar Dedë Ducin. Po sipas policisë dyshohet se shkak i plagosjes të jetë bërë një konflikt i vjetër mes personave.