Tre adoleshentë plagosin të riun me armën e babait polic

Durrës, 19 Maj 2010 NOA Një i ri ka mbetur i plagosur pasdreken e sotme pasi u qëllua me armë zjarri nga tre adoleshentë të cilët përdorën pistoletën e detyrës, të babait të njërit prej tyre.
Viktima, A.Xh., rreth 18 vjeç, banor i lagjes nr 15 Durrës është dërguar i plagosur me armë zjarri në Spitalin rajonal, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Mjekët thonë se gjendja e të riut është pa rrezik jete.
Burimet zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili kreu veprimet e para.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezultoi se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13.00 në afërsi të vendit të quajtur Rezervuari në lagjen 15 Durrës.
Pas një konflikti të një dite më parë, tre djem 16-vjeçarë, përkatësisht M.R., A.Xh. dhe E.H., që të tre banorë të lagjes nr 15 në Durrës, janë ripërballur të pajisur me një armë zjarri pistoletë të cilën shtetasi E.H. ia kishte marrë në banesë babait të tij (punonjës i Policisë Pyjore), kanë ritakuar të dëmtuarin A.Xh. dhe në konflikt e sipër kanë qëlluar me armë duke e lënë të plagosur 18-vjeçarin.
Aktualisht i dëmtuari, pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në Spitalin e Durrësit, ndodhet nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes u morën masa të cilat çuan në kapjen dhe shoqërimin e tre personave të dyshuar si të përfshirë në kryerjen e saj. Po kështu u bë i mundur edhe bllokimi i armës së përdorur në këtë ngjarje. Por policia tha se po vazhdon kryerja e veprimeve proçeduriale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës po punohet për kualifikimin ligjor të veprave penale të kryera.
a.a/r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")