Firmat piramidale, dy kosovarët: Nuk mashtruam, por trajnuam kursantë
19/05/2010 Kyçyku dhe Haxhiolli japin deklarime në Prokurorinë e Tiranës për kompanitë e tyre
TIRANE- Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli që kanë futur në rrjetën e mashtrimit plot 320 qytetarë shqiptarë, gjatë marrjes në pyetje janë shprehur se s’kanë mashtruar asnjë shtetas, por përkundrazi janë përpjekur të shesin njohuritë e tyre, lidhur me biznesin dhe marketingun. Sipas tyre, ata kryenin seminare të vazhdueshme nga ku shpalosnin një sërë pikash dhe programesh, që shërbenin për të mësuar personat e regjistruar në kompanitë “Euro Life” dhe “Gemak”. Për të marrë mësime lidhur me këto seminare çdo person me dëshirën e tij paguante shumën prej 2290 eurosh dhe për t’i marrë këto lekë, ai duhet të siguronte persona të tjerë, me qëllim që ata të regjistroheshin në dy kompanitë e mësipërme. Përpara hetuesve dy kosovarët janë shprehur se tregtonin vetëm idetë, nëpërmjet buletineve dhe librave ekonomikë, ku çdo person i regjistruar në kompani mësonte se çfarë rruge duhet të zgjidhte me qëllim që të bëhej një biznesmen apo lider i vërtetë i një biznesi. Duke i qëndruar këtyre pretendimeve, mësohet se të arrestuarit Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli nuk kanë pranuar akuzën e Prokurorisë, e cila pretendon se disponon prova të mjaftueshme për të faktuar aktivitetin e tyre kriminal. Ndërkohë që gjatë fazës hetimore organi i akuzës ka provuar se rreth 540 mijë euro të përfituara nga ky biznes i paligjshëm, janë transferuar nëpërmjet bankave nga Shqipëria në Maqedoni. Ndërsa pjesa tjetër e lekëve prej rreth 120 mijë eurosh, mbahej në Shqipëri me qëllim që të paguheshin një pjesë e punëtorëve apo personave të saporegjistruar. Operacioni policor për arrestimin e tyre u kodua “Rruga pa sukses”. Kapja e kosovarëve u bë në momentin që ata po përgatiteshin për të nisur seminarin e radhës të mashtrimit. Mësohet se herë pas here ata i kryenin takimet në Vlorë dhe në Tiranë, nën praninë e 30 personave, të cilët ishin vetëm individë të regjistruar në dy kompanitë.
20 kallëzime
Që nga momenti i arrestimit të tyre, në njësinë hetimore Task-Forcë janë depozituar plot 20 kallëzime penale të personave që janë mashtruar nga dy kosovarët Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli. Kallëzuesit pretendojnë se kanë dhënë para dhe për pasojë nuk kanë marrë asnjë lekë nga ato që kanë dorëzuar për llogari të dy kompanitë.
Niveli i gradave
Në momentin e regjistrimit personi bëhej automatikisht “Asistent Aspirant”. Pas dy shitjeve të produktit, pra sigurimit të personave për kursin privat, personi i regjistruar bëhet “Asistent”, nëse asistenti realizon nxjerrjen e “asistentëve të tjerë” ai pozicionohet si “Asistent Menaxher”, e në këto kushte krijohen struktura të veçanta.