Imami Artan Kristo përballë trupit gjykues
19/05/2010 Avokati: Akuzë diletante nga SHISH
DURRES- Pas dështimit të seancës së parë, Artan Kristo, ish-imam i xhamisë së Shkozetit në Durrës, ka dalë dje para togave të zeza. Ai ka qëndruar në kushte arresti dhe përballë oficerëve të policisë për gati 8 muaj për të nisur dje “maratona” e seancave të gjykimit. Qëndrimi i të arrestuarit dhe avokatit të tij mbrojtës Ilir Malindi ka qenë, si dhe më parë, duke kërkuar pafajësi. Prokuroria ka thënë se ka mundur të sigurojë disa prova të forta mes tyre edhe mesazhe në të cilat thuhet se Kristo ka shkruar se “ka pasur dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim i madh për myslimanizmin deri ditën e gjykimit”. Artan Kristo, i akuzuar për nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste është akuzuar sipas nenit 232 të Kodit Penale në të cilin saktësohet se thirrje për të cilat dyshohet se janë lëshuar nga imami Kristo janë me qëllim destabilizues dhe nxisin urrejtjen ndërfetare. Por mbrojtja ka akuzuar për paaftësi shërbimet inteligjente të vendit që kanë vënë në pranga Artan Kriston të krishterin e myslimanizuar. Avokati mbrojtës Ilir Malindi ka thënë se klienti i tij “Absolutisht është i pafajshëm, është punë diletante e SHISH-it”, duke shtuar se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për ta akuzuar për terrorizëm.