Tre aksidentet tragjike të dekadës në Shqipëri
Flamujt u ulën në gjysmë shtizë, ndërkohë që politika ndërpreu të gjitha aktivitetet e saj për nder të viktimave që i thanë lamtumirë jetës në brigjet e lumit Fan.
Aksidenti ishte i rëndë dhe bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare që nga ato amerikane e deri tek agjencia kineze e lajmeve. Megjithëse në rrugët e vendit tonë aksidentet ndodhin çdo ditë dhe në shumë raste me viktima, kësaj here ngjarja pati përmasa të mëdha për të shkak të numrit të lartë të të vdekurve. Në dekadën e fundit, tre janë aksidentet më të mëdha të ndodhura në rrugët e Shqipërisë.
Aksidenti i parë i rëndë ishte ai i 14 tetorit të vitit 2004, kur një autobus me nxënës nga Kosova ra në një humnerë po në lumin Fan. Bilanci ishte tragjik, 13 të vdekur edhe 30 të plagosur. Ngjarja shkaktoi zi në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe flamujt u ulën në gjysmë shtizë. Nxënësit nga Malisheva kishin ardhur për të vizituar Shqipërinë për herë të parë, por për disa prej tyre ishte edhe vizita e fundit.
Një tjetër aksident ndodhi tre vite më vonë, kësaj here në Shkodër. Më 11 mars 2007 një fugon ra në një humnerë në zonën e Dukagjinit. Nga ngjarja, 12 persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Aksidentet vazhdojnë për fat të keq. Sipas statistikave në botë, nga aksidentet pas viteve ’50 të shekullit të shkuar kanë humbur jetën më shumë persona se sa viktimat e Luftës së Dytë Botërore.