E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, dy fëmijë në gjendje kritike për jetën

Dy fëmijë, përkatësisht një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 9-vjeçare ndodhen në reanimacion në gjendje tejet të rënduar.

Sipas mjekëve, djali ka dëmtime të shumta në mushkri, ndërkohë që vajza është në koma cerebrale.

"Aktualisht në reanimacion janë 5 pacientë. Bëhet falë për 3 fëmijë prej të cilëve 2 janë në gjendje mjaft të rëndë, një vajzë 9 vjeçe që është në komë cerebrale dhe një fëmijë tjetër që është me dëmtime të mushkërisë dhe në pamundësi për ta transportuar drejt sanatoriumit sollëm një respirator. Aktualisht fëmija është i stabilizuar në reanimacion me të gjitha kushtet, megjithëse është në gjendje tëpër të rëndë. Në reanomacion gjithashtu ndodhen edhe 2 gra në gjendje të stabilizuar”, thotë shefi i reanimacionit, Tefik Zhurda.

Ndërkohë, në Spitalin Ushtarak ndodhen edhe gjashtë persona të tjerë të plagosur të cilët po i nënshtrohen mjekimit. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, kur një autobusë me rreth 25 pasagjerë ra në një humnerë në ujërat e lumit Fan të Madh. 14 persona vdiqën dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›