Artan Grubi i BDI-së, i futet garës në Shkup

Shefi i kabinetit të kreut BDI-së, Artan Grubi do të jetë kandidat për kryetar komune në kryeqytetin e Shkupit.
Burimet nga BDI-ja thanë sot për Zhurnal se Grubi është kandidati i 17 në listën e deritashme të BDI-së për kryetar komunash në zgjedhjet e 24 Marsit.
Pritet që ky vendim i mbështetur edhe nga vet kreu i partisë Ali Ahmeti të shpallet në mënyrë publike javën e ardhshme.
Pos Grubit të BDI-së në këtë komunë do të garoj edhe PDSH-ja me Bekim Fazliun, por gjasat për fitore të kandidatëve shqiptarë në këtë komunë janë zero, për shkak të numrit të vogël të shqiptarëve në këtë komunë e shumë të madh të maqedonasve.
Beteja në këtë komunë pritet që të zhvillohet midis kandidatëve maqedonas, përkatësisht kryetarit aktual Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE dhe Jani Makradulit të LSDM-së, edhe pse kjo e dyta ende thotë se do t’i bojkotoi këto zgjedhje./Indeksonline/