E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre femra fitojnë çmimin “Nobel” për Paqe

Çmimi “Nobel” për Paqen këtë vit është fituar nga tre femra. Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf, Leymah Gbowee nga Liberia dhe  Tawakul Karman nga Jemeni kanë fituar çmimin Nobel për Paqe të vitit 2011.

Ellen Johnson Sirleaf  është gruaja e parë presidente e zgjedhur në Afrikë, Leymah Gbowee është aktiviste e paqes në Liberi ndërsa Tawakul Karman është një gazetare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut nga Jemeni.

Vitin  e kaluar çmimin "Nobel" për paqe e fitoi disidenti i burgosur kinez, Liu Xiaobo me motivacionin si “simboli kryesor i luftës për të drejtat e njeriut në Kinë”.

Ndërkohë ditën e djeshme u shpall fituesi i çmimit Nobel për Letërsi ku u shpall fitues poeti suedez, Tomas Transtromer, ndërsa të mërkurën u shpall çmimi Nobel për Kimi, të martën ai për Fizikë, ndërsa të hënën u nda Nobeli për Mjekësi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›