E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien çmimet e ushqimeve në botë

Çmimet e ushqimeve në botë kanë pësuar një rënie me 2 për qind në muajin shtator. Sipas zyrës së OKB-së për Ushqimin, ose shkurtimisht FAO) kjo rënie është shënuar si pasojë e rritjes së ofertës me drithëra dhe dobësimin e kërkesës globale.

Raporti i agjencisë me seli qendore në Romë, u publikua përpara mbledhjes së Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë të cilat shqyrtuan politikën monetare.

Në fillim të këtij viti, çmimi i lartë i ushqimeve dhe i lëndëve të para u konsiderua si një nga motivet e nivelit të lartë të inflacionit, duke detyruar Bankën Qendrore të Europës të vendosë për të rritur normën bazë të interesit.

Sipas raportit të FAO, indeksi i saj i çmimeve globale të ushqimeve ra në mesataren e 225 pikë për muajin Shtator, ose 4.5 pikë më pak nga muaji gusht.
 

Indeksi i çmimeve të ushqimeve të FAO-s, bazohet në një shportë që përmban lëndët e para ushqimore si drithërat, vajrat, mishin dhe sheqerin.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›