Nderron jete ne spital Alban Koleci u rrah me shkop bejsbolli
Ka nderruar jete ne spital 27-vjecari Alban Koleci nje nga te plagosurit e sherrit te ndodhur mbremjen e se dieles ne kryeqytet. Ngjarja e rende ka ndodhur ne zonen e Laprakes ku pas nje sherri jane qelluar me mjete te forta 27-vjecari Alban Koleci dhe 36-vjecari Agostin Gjergjaj. Nderkohe policia e kryeqytetit do te bente te mundur fale nje hetimi te shpejte per ngjarjen arrestimin e tre autoreve Ilir Peraj 41 vjec Elis Peraj 27 vjec dhe Elidon Peraj 23 vjec. Arrestimi i tyre u krye pasi ne Rrugen e Durresit pasi dyshohet se tre te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane goditur me sende te forta shkopinj ne pjese te ndryshme te trupit duke u shkaktuar demtime te renda shtetasve Alban Koleci 27 vjec i cili nderroi jete diten e sotme ne spital dhe Agostin Gjergjaj 36 vjec i cili ndodhet ne Spitalin Ushtarak jashte rrezikut per jeten. Policia gjithashtu thekson se ne vendngjarje u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale dy shkopinj bejsbolli. Nderkohe materialet ndaj shtetasve te lartpermendur do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje.