Tre gjeneralët e shkarkuar nga Presidenti: Dekretet e Nishanit, të paligjshme
TIRANË- Tre gjeneralët Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, të shkarkuar pak ditë më parë nga presidenti Bujar Nishani e quajnë të paligjshëm dekretin për shkarkimin e tyre. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, gjeneralët nënvizojnë se dekretet janë publikuar me vonesë duke akuzuar kreun e shtetet se injoroi ligjin.
Ish-gjenerali, Abaz Lleshi i ka kërkuar kreut të shtetit që të tregojë se në cilin nen është mbështetur për të marrë vendimin për shkarkimin e tyre, ndërkohë që ka ngritur dyshimet se Forcat e Armatosura kryejnë punë të rëndësishme, por që nuk u përket.
Presidenti Bujar Nishani pak ditë më parë ka dekretuar lirimin nga detyra të tre gjeneralëve të lartë në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Sipas njoftimin zyrtar në faqen e presidencës, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra tre gjeneralët e Forcave te Armatosura , te tre dekretet mbajnë datën 21 maj 2013.
Në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti dekretoi: Lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Sander Lleshit, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale si dhe Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Gjykata rrëzon urdhrin e Imamit, kthen në detyrë gjeneral Qiriazin