E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: S’kam asnjë axhendë personale

TIRANE-Nuk kam një axhende personale në Shqiperi, jam këtu për t’i shërbyer qeverisë amerikane dhe vendit tim”. Kështu reagoi dje ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu ndërsa disa qëndrime të tij të fundit për çështjen e KQZ-së nuk u pritën mirë nga një pjesë e politikës.

“Tre vite më parë unë kam bërë të njëjtin betim kur u emërova nga Shtëpia e Bardhë për të shërbyer në Shqipëri dhe u emërova nga Senati. Dhe është i njëjti betim. Dhe disa njerëz ndoshta do të dëgjojnë në këto zgjedhje se ka një axhendë personale, por nuk ka një axhende personale. Unë nuk e kam një të tillë. Ne jemi këtu për të përfaqësuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundhshme. Ky është përkushtimi ynë dhe premtimi për gjithësecilin prej jush”, - tha Arvizu.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›