Gjykata rrëzon urdhrin e Imamit, kthen në detyrë gjeneral Qiriazin
Gjykata e Tiranës shfuqizon dekretin e ish-presidentit të Republikës Bamir Topi dhe urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, duke urdhëruar rikthimin në detyrë të një prej tre ish-gjeneralëve të shkarkuar dy vite më parë. Gjeneral Brigade Vladimir Qiriazi, ish-zv/komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, sipas verdiktit të gjykatëses Anila Capo Zere, duhet të rikthehet sërish në të njëjtën detyrë, për shkak se dekreti i kreut të shtetit dhe urdhri i ministrit për shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të tij janë cilësuar të paligjshëm. Përgjatë periudhës që gjeneral Qiriazi ka qëndruar pa punë, duhet të paguhet nga Ministria e Mbrojtjes, madje deri në ditën e riemërimit të tij, sikurse urdhëron gjykata. Pas shkarkimit ai iu drejtua me një letër Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend, ku ndër të tjera shkruan: “Dëshiroj t’ju bëj më dije se për mua kjo ka qenë një befasi e madhe, pasi jam nxjerrë në rezervë jashtë çdo arsyeje ligjore dhe profesionale. Propozimi i ministrit të Mbrojtjes dhe i shefit të Shtabit të Përgjithshëm është dërguar në konspiracion të plotë te Presidenti i Republikës, rast tipik për administrata të shteteve totalitare. Kjo për mua përbën një tjetër rast, i cili tregon se ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm janë të korruptuar politikisht, në bindjen time një fatkeqësi e madhe për një ushtri të NATO-s”.
Shkarkimi
Me dekretin nr. 7189 datë 06.12.2011, presidenti i Republikës, shkarkoi nga detyra dhe nxori në rezervë, Vladimir Qiriazin, me gradë Gjeneral Brigade. Qiriazi kishte mbajtur detyrën e zv.komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Shkarkimi i ushtarakut të lartë të forcave të armatosura, u bë dy vite më parë dhe solli reagimin e menjëhershëm të tij, përmes rrugës gjyqësore, pasi sikurse argumentonte përgjatë karrierës së tij, si ushtarak kishte përmbushur me sukses detyrat e tij, si dhe kishte dhënë kontribut maksimal për proceset e anëtarësimit në NATO. Ai kërkoi në gjykatë anulimin e dekretit të presidentit dhe urdhrit të ministrit, si të paligjshëm dhe rikthimin në detyrën që kishte mbajtur në momentin e shkarkimit, ose emërimin në një detyrë të përshtatshme në përputhje me gradën që mban. Në fakt, emri i Qiriazit nuk ishte i panjohur. Në vitin 2009, në një nga raportimet që ish/zv.ambasadorja Deborah Xhons bënte për Departamentin amerikan të Shtetit i referohet pikërisht uljes në detyrë të Gjeneral Brigade Vladimir Qiriazi. Kabllogrami u botua nga Uikiliks, ku ndër të tjera thuhej; “Si kreu i Komandës së Logjistikës, mbështetja e Qiriazit për demilitarizimin do të mungojë. Megjithatë më shqetësuese është mungesa e transparencës në këto emërime, natyra e tyre ndëshkimore dhe lidhjet me korrupsionin”.
Verdikti
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës firmosi për rikthimin në detyre të gjeneralit Vladimir Qiriazi. Gjykata vendosi ta pranojë padinë e tij, duke anuluar dekretin e presidentit dhe urdhrin e ministrit të Mbrojtjes. Gjithashtu, urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes ta paguajë Qiriazin deri në momentin e rikthimit të tij në detyrë. Qiriazi është i pari ish-gjeneral i shkarkuar vitet e fundit, që ka fituar betejën me institucionet dhe të drejtën e rikthimit në detyrë. Atë kohë presidenti Bamir Topi firmosi dekretin për nxjerrjen në rezerve dhe të komandantit të Forcave Detare, kundëradmiral Kudret Çela, i cili kishte shërbyer për më shumë se 29 vite në dikasterin e Mbrojtjes, si dhe gjeneralmajor, Arian Zaimi, ish-këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)