E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Saliu not në një det gënjeshtrash

Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së për heqjen e imunitetit.
 

Rama i ka cilësuar si gënjeshtra akuzat e kryeministrit se opozita nuk do heqjen e imunitetit.  “Saliu not në një det gënjeshtrash e ankesa pse s`bën dot detyrën për faj të opozitës:"S`kam faj,një copë kryeministër jam,s`mle opozita!" shkruan Rama.
 

Rama ka ironizuar deklaratat e kryeministrit për opozitën. “I shkreti KM,se lë opozita të luftojë krimin e korrupsionin,të hapë vende pune e integrojë Shqipërinë në BE!Gjynah, s`ka faj, s`ka asgjë në dorë. Po ama ato që ka në dorë i bën më mirë se askush KM, gënjen e nuk skuqet, grabit e nuk ndalet, shan e nuk ndalon, noton e nuk plaket...” shkruan Rama në Twitter.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›