Tre kamikazë, autorë të dyshuar të sulmit në Grozni

Autoritetet e policise thonë se tre sulmues vetëvrasës, dyshohet të jenë autorë të sulmit vdekjeprurës në Grozni të Çeçenisë.
Ministri i Brendshëm i Rusisë, Rashid Nurgalijev, tha se numri i personave të vrarë ka arritur në nëntë.
Sulmi që zuri vend pranë kompleksit të parlamentit, ishte njëri nga më vdekjeprurësit në vitet e fundit në Grozni.
Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për ngjarjen, ndonëse lideri çeçen, Ramzan Kadirov, ka fajësuar militantët islamikë, të udhëhequr nga Doku Umarov.