E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina mbështet hetimet për raportin e Dick Martyt

Kina mbështet hetimet për raportin e Dick Martyt, të kërkuar nga Serbia për trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë. Mbështetja e Kinës është bërë në mbledhjen e KS-së të OKB-së, të mbajtur ditën e djeshme në Nju Jork.

Ka qenë diplomati kinez, Li Baodong, ai i i cili ka shprehur shqetësimin për trafikun e organeve, duke i bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës për maturi. "Mbështes hetimin për këtë çështje”, është shprehur Baodong.
 

Pak ditë më parë, EULEX ka caktuar prokurorin, i cili do të hetojë mbi raportin e deputetit zviceran Dick Marty. Amerikani, John Clint Williams do të udhëheqë ekipin e EULEX-it për të hetuar akuzat e bëra në raportin e Dick Marty-t.

Raporti i Dick Marty-t akuzon pjesëtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së veçanërisht kryeministrin Hashim Thaçi se kanë vrarë njerëz dhe me pas kanë shitur organet e tyre në tregun e zi ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›