E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ligjet Berisha Afati deri ne 19 nentor

Salla e parlamentit u shndërrua sot në një arenë debatesh dhe akuzash mes maxhorancës dhe opozitës, që kishin në thelb ngërçin në qarkun e Fierit dhe votimin e ligjeve me tre të pestat.

Kryeministri Berisha tha se afati i fundit per kete votim eshte data 19 nentor dhe se ai eshte i gatshem te mbledhe parlamentin ne çdo moment, diten apo naten nese opozita jep voten.

Në seancën e sotme plenare, Kryeministri Sali Berisha theksoi vendi duhet të ecë përpara me reformat, duke kujtuar ftesën bërë PS-së për sjelljen e cdo amendimi për përmirësimin e tre ligjeve të rëndësishme.

"Unë kam garantuar PS-në se ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë me seriozitet propozimet dhe sugjerimet për ligjet", tha Berisha.

Kreu i Qeverisë akuzoi Ramën se po bllokon miratimin e këtyre ligjeve, duke nxjerrë si pretekst Këshillin e Qarkut të Fierit.

"Në politikë nuk mund të krijohen pretekste për të dënuar çdo qytear shqiptar dhe ëndrrën e tyre. Kjo situatë merr një peshë të veçantë kur ndodh në 100-vjetorin e pavarësisë së këtij vendi", tha Berisha. Sipas tij, propozimi i bërë për mocion do të zgjidhë çështjen për qarkun e Fierit.

Por kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi tha se Kryeministri genjen kur deklaron se ligjet kane 2 muaj qe presin te votohen.

OSBE: Zhgënjim nëse nuk miratohen ligjet

Pak para nisjes se debatit ne Parlament per miratimin e ligjeve me 3/5-at, kreu OSBE-së Eugen Wollfarth bëri apelin e fundin për votimin e tyre.

“Do të ishte një zhgënjim, së pari për vetë shqiptarët, sepse rruga e integrimit evropian është një synim kombëtar. Prandaj, do të ftoja që të gjitha reformat të ndërmerreshin në kohën e duhur", deklaroi Wollfarth.
Sipas ambasadorit të OSBE-se, Komisioni Evropian e ka vënë theksin te këto tri ligje dhe ai tha se u bashkohet atyre që ftojnë që koha të përdoret më së miri dhe vendimet të merren në kohën e duhur.

I pyetur me çfarë mund të përballet Shqipëria, nëse sot nuk miratohen tri projektligjet, ambasadori OSBE-së deklaroi se "Viti i ardhshëm është vit zgjedhjesh; më pas, me sa duket, do të duhet më shumë kohë për të bërë përpara në rrugën e integrimit evropian. Kjo mund të thotë, gjithashtu, që koha që po kalon nuk investohet siç duhet në procesin e reformave. Shqipëria do të ketë një të ardhme pavarësisht asaj që ndodh sot, por kjo e ardhme do të jetë më e shpejtë dhe më e mirë, nëse vendimet e duhura merren sot", ka theksuar Wollfarth.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›