E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhen së ekzistuari disa nëndegë të PDK-së në trevën e Vërrinit

PDK-ja e Hashim Thaçit po humb terren në rajonin jugor të Kosovës ku kohëve të fundit janë shuar së ekzistuari disa nëndegë të PDK-së në trevën e Vërrinit. BD-ja e Zafir Berishës pritet të jetë faktori dominant që do përcaktoj humbjen e PDK-së së Hashim Thaçit në komunën e Prizrenit dhe Dragashit në zgjedhjet komunale të vjeshtës. Nexhat Isufi (1961) ish ushtarak i lartë i UÇK-së është udhëheqës i ekipit iniciues për themelimin e degës së BD-së në Dragash.

Rajoni Dragashit (Sharrit) është gdhirë me shumë pllakate publike me moton “Ne po vijmë – Bashkohu edhe ti”. Ky është paralajmërim i Bashkimi Demokratik (BD), i drejtuar nga Zafir Berisha, ish kryetari i degës së PDK-së në Prizren, i cili ka bërë parapërgatitjet që ky subjekt së shpejti të shtrihet edhe në këtë komunë, si pjesë e rajonit të Prizrenit.

Muajt e fundit Zafir Berisha - kryetar i Bashkimi Demokratik (BD), ja ka dalë që ta fuqizoj dhe konsolidoj partinë, dhe ka arritur që t’i shembë disa nëndegë të PDK-së së Hashim Thaçit në fshatrat e trevës së Vërrinit dhe në lagjet e Prizrenit.
Zafir Berisha, i ka paralajmëruar, se në fundjavë do ta themeloj degën e partisë edhe në Dragash (Sharr). Të dielën do të zhvillohet Kuvendin i Parë themelues në këtë qytet, ku do të zgjidhen strukturat udhëheqëse të BD-së për komunën e Dragashit.

Subjekti BD është masivizuar dhe është bërë faktor real në skenën politike në Prizren dhe tash edhe në Dragash, në këtë parti kanë aderuar shumë ish anëtarë të pakënaqur të PDK-së së Hashim Thaçit, qindra ish ushtarë të UÇK-së, dhe shumë intelektualë nga rajoni jugor i Kosovës.

BD-ja e Zafir Berishës pritet të jetë faktori dominant që do përcaktoj humbjen e PDK-së së Hashim Thaçit në komunën e Prizrenit dhe Dragashit në zgjedhjet komunale të vjeshtës. Kohëve të fundit ka pasur interesimi të shtuar për tu anëtarësuar në BD, më qëllimin që të mposhtët PDK-ja. Dhe kështu të dielën BD-ja do të themelojmë degën në Dragash dhe janë ftuar qytetarët që t’i bashkohen karvanit të BD-së.

Një grup intelektualësh nga Dragashi, pritet që t’i bashkohen këtij subjekti politik, ndërsa udhëheqës i këtij grupi intelektualësh, është Nexhat Isufi (1961) ish ushtarak i lartë i UÇK-së. I cili njeherit është udhëheqës i ekipit iniciues për themelimin e degës së BD-së në Dragash./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›