Holanda nuk do të marrë pjesë në konferencën e OKB-së për racizmin
Amsterdam -Edhe Holanda njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në konferencën e OKB-së për racizmin që do të zhvillohet të hënën në Gjenevë, pasi i druhet faktit që nuk do të diskutohet tema e të drejtave të njeriut. ''Holanda e cilësoi si të papranueshëm projektin final të deklaratave pasi rrezikon ta largojë konferencën nga qëllimet e saj'', deklaroi ministri holandez i Punëve të Jashtme, Maxime Verhagen, në një komunikatë. Gjithashtu dhe SHBA-ja njoftoi dje se ''nuk do të marrë pjesë në konferencë duke konfirmuar se deklarata finale përmban pjesë që nuk mund të pranohen''