E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te vegjlit: Duam sistem gjerman me prag 2,5%

Debati per sistemin zgjedhor mes dy partive te medha, PD e PS dhe partive te vogla parlamentare, te te dyja kraheve te politikes ka kohe qe ka filluar. Madje, piken kulmore kundershtia e te vegjelve ndaj diktatit te dy partive te medha ka arritur ne momentin kur ato kane nenshkruar nje marreveshje, ne te cilen kerkohet nje sistem zgjedhor sipas modelit gjerman me 70 vende ne Kuvend ne mazhoritar dhe 70 vende proporcional te personalizuar. Pavaresisht se ky sistem e ka pragun 5 per qind, perfaqesuesit e partive te vogla politike kane kerkuar qe te kete nje prag prej 2,5 per qind. Nderkohe qe sistemin proporcional rajonal, sipas variantit spanjoll, te gjitha partite e vogla politike e kane kundershtuar, nen argumentin se i nxjerr ato jashte loje. Pasi pragu ka nje rritje progresive nga rajoni ne rajon, dhe mund te shkoje, sipas tyre, deri ne 15 per qind. Partite e vogla jane shprehur se nuk do ta votojne nje variant te tille te mbeshtetur nga PD e PS, duke deklaruar voten kunder. Madje, Meta ka arritur deri atje sa te shprehet per protesta kunder ndryshimit ne Kushtetute per kete sistem zgjedhor rajonal. Keshtu qe partite e vogla jane kategorikisht kunder nje sistemi te tille sipas variantit te PD-PS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›