Ndoka: Reforma, marreveshje ose ne dalim nga koalicioni
Te vegjlit kercenojne me dalje nga qeveria, ne rast se Berisha nuk merr parasysh qendrimin e tyre per ndryshimet ne reformen zgjedhore. Por, ndonese ata kane paralajmeruar nje vendim te tille ekstrem, ende shpresojne ne nje ndryshim te qendrimit te partise me te madhe ne mazhorance, PD-se per sa i perket mbeshtetjes se paketes se ndryshimeve ne Kushtetute te PS per reformen zgjedhore. Pavaresisht deklaratave periodike te lidershipit te PD se do te mbeshtese te gjitha propozimet e socialisteve per sistemin proporcional rajonal, te vegjlit besojne se ne takimin e javes se ardhshme me Berishen do t'ia ndryshojne mendjen ketij te fundit per nje ndryshim kursi ne lidhje me reformen zgjedhore. "Ne kemi nje takim me kryetarin e mazhorances, Berisha, me te cilin do te diskutojme ne lidhje me rruget me te mira per nje sistem zgjedhor qe te kenaqe te gjitha palet. Ne e pranojme sistemin proporcional rajonal, por te jete i korrektuar ne rang kombetar. Vota e dhene te jene e barabarte me numrin e deputeteve, pa rritje fiktive pragu. Ne rast se PD nuk leshon pe, atehere partite e vogla te mazhorances do te rishikojne qendrimin ndaj koalicionit, deri ne largim prej tij", ka qene deklarata e djeshme e kreut te PDK, Nard Ndoka. I cili, gjithsesi, shpreson ne arritjen e nje akordi te pelqyeshem me kryetarin e PD, Berisha, per sistemin elektoral.