E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre persona lëndohen nga treni në Ferizaj

Ferizaj,12 gusht- Pakujdesia e ngasësit A.M. 27 vjeçar, ka mundur  t'i kushton atij dhe dy bashkudhëtarëve të tij me jetë, derisa  me veturën e tyre, në mëngjesin e të enjtës  kanë kaluar nën postbllok dhe janë ndesh me trenin. Për fat ata kanë marrë vetëm lëndime fizike.
"Deri te aksidenti ka ardhur, kur treni i udhëtarëve, i cili qarkullonte në relacionin Hani Elezit –Fushë Kosovë, në dalje të Ferizajt ,te “Rrethi” në afërsi të ndërtesës së policisë, ka goditur veturën BMW , cilën e drejtonte A.M. 27 vjeçar, pasiqë ngasësi duke mos respektuar shenjat për ndalesë dhe barrierën e lëshuar, kalon mbi binarë dhe goditet nga treni", theksoi zëdhënësi rajonal i PK-së
Agim Gashi.
Përpos ngasësit lëndime kanë pësuar edhe A.S. (21) dhe F.M.( 21). Të lënduarit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, janë liruar për në shtëpi.
Rasti i referohet Gjykatës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›