Flakë në tragetin e linjës Korfuz-Sarandë

Sarandë, 13 gusht - Dje, në orët e pasditës në njërin nga motorët e tragetit të linjës Korfuz-Sarandë kishte shpërthyer zjarr. Lajmi u bë i ditur nga vetë pasagjerët, të cilët të tmerruar telefonuan në News24. Pasagjerët treguan se trageti Kaliopi Finikas ndodhej në ujërat greke në momentin kur në njërin nga motorrët u vunë re shtëllunga tymi.
Mësohet se pjestarët e ekuipazhit arritën të shuajnë zjarrin ndërsa mjeti mbërriti në Sarandë duke lundruar vetëm me një motorr.
Pasagjerët tregojnë momentet e tmerrit duke theksuar se për këtë ngjarje u mobilizuan edhe forcat greke, ndërsa nga pala shqiptare nuk pati asnjë lëvizje.
“Nuk kishte asnjë mjet sigurie, në traget u përhap alarmi.
Gjithë rrugën e kemi i bërë me një motorr, madje trageti anonte. Nga të gjitha anët dëgjoheshin fëmijë që qanin e gra që ulërisnin” rrëfen njëri nga pasagjerët gjatë një komunikimi telefonik në News24.
Fatmirësisht të gjithë pasagjerët zbritën në Sarandë dhe nuk pati asnjë të lënduar.