Vetëhelmohet me fostoksinë, adoleshentja shpëton mrekullisht

Vetëhelmohet adoleshentja nga Kavaja, shpëton mrekullisht nga vdekja pas konsumimit të fostoksinës. Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00, në spitalin e Kavajës mbërriti në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një vetëhelmimi, Dh. H, 18 vjeçe, banuese në Kavajë.
Menjëherë mjekët e spitalit janë munduar t'i japin ndihmën e parë të dëmtuarës, e cila sipas burimeve të policisë paraqiste shenja helmimi serioz. Në këto rrethana, adoleshentja është nisur në drejtim me urgjencë në drejtim të spitalit ushtarak me qëllim dhënien e asaj të një ndihme më të specializuar.
Menjëherë pas mbërritjes së saj në spitalin ushtarak mjekët toksikologë, janë munduar t'i japin të dëmtuarës ndihmën e specializuar me qëllim për t'i shpëtuar vdekjes. Për fatin e mirë të vajzës, ndihma e shpejtë që ajo kishte marrë në spitalin e Kavajës, kishin ndihmuar këtë të fundit të përmirësohej.
Ndërsa ndihma e dhënë në spitalin ushtarak kishte ndihmuar atë të mos rrezikohej më tepër. Pas këtyre mjekimeve të marra, e dëmtuara ka kaluar rrezikun sipas policisë dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, policia e Kavajës nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, duke marrë deklarimet e të vetëhelmuarës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i saktë i vetëvrasjes.