E Diel, 1 Nëntor 2026

"Cilësi në shërbime për personat me aftësi të kufizuar"

Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës "Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të personave më aftësi të kufizuara". Sipas kreut të shëndetësisë, shëndeti dhe kualiteti i jetës shëndetësore mbeten një sfidë brenda sfidës dhe kjo mund të përballohet vetëm me rritje të kualitetit të jashtëzakonshëm të shërbimit shëndetësor, pasi pa performancën e duhur ai nuk mund t’i ofrojë atë që duhet kësaj kategorie.

Duke vënë theksin tek reformimi i sistemit shëndetësor, Vasili tha se "kështu do të kemi persona me aftësi të kufizuara që për çdo problem shëndetësor, të kenë diagnostikim të shpejtë dhe asistim gjithnjë e më shumë nga njerëz që njohin fushën". Vasili tha se në mënyrë të vazhdueshme janë marrë dhe do të merren nisma për përfshirjen e specialistëve që njohin mirë rehabilitimin tërësor, jo vetëm fizik dhe të gjithë elementët e kujdesit mjekësor dhe infermieror specifik për këtë kategori.

Për sa i përket qendrave të rehabilitimit për personat me aftësi të kufizuara, Vasili bëri të ditur Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, spitalin e Kavajës ku një strukturë moderne që përfundon pas pak javësh pritet të ofrojë shërbim jo thjesht rehabilitues, por dhe me elementë të shërbimit kombëtar, si dhe spitalin e Kukësit. Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se pritet që strategjia e MSH t'i përfshirë këto kategori në të gjithë vendin, falë dhe mbështetjes të drejtpërdrejtë të Qeverisë dhe interesimit të Kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka konsideruar trajtimin mjekësor, përveç atij shoqëror të kësaj kategorie si një prioritet dhe e ka imponuar të tillë për shërbimin shëndetësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›