Universiteti i Arteve shpall rezultatet e konkurseve pritet llogaritja e pikeve
Por për të marrë vesh nëse do të jenë studentët e ardhshëm të një ndër tre fakulteteve të këtij universiteti atij të Muzikës, Artit Skenik apo atij Figurativ, konkurrentët duhet të presin përllogaritjen e pikëve nga Agjencia Kombëtare e Provimeve e cila përcakton fituesit duke marrë parasysh edhe notat e provimeve të maturës.
Këtë vit, rritet pesha e provimeve të Maturës me 10% krahasuar me një vit më parë duke e çuar raportin e pikëve Maturë-Konkurs për të gjitha degët e Universitetit të Arteve, 30% për të parën dhe 70% për të dytin, gjë që sipas dekanit të fakultetit të Muzikës mund të spostojë renditjen e kandidatëve, pavarësisht se ata mund të kenë përftuar rezultate të kënaqshme në konkurs.
Duke marrë shkas nga ndryshimi i rregullave të pranimit për në fakultetin e Muzikës ditën e dytë të konkursit, dekani Shupo shprehet se kriteret edhe për Universitetin e Arteve duhet të vendosen që me mbarimin e arsimit të mesëm, ashtu si për të gjitha shkollat profesionale.
Në fakultetin e Muzikës do të pranohen vetëm 93 studentë nga 172 konkurrentë.