E Diel, 1 Nëntor 2026

5 anëtare të reja të KS të OKB Bosnja merr kryesimin

UASHINGTON-Këshillit të Sigurimit të OKB-së i janë shtuar nga sot pesë anëtare të reja që janë Kolumbia, Gjermania, India, Portugalia dhe Afrika e Jugut, kurse për herë të parë kryesimin e këtij trupi të organizatës botërore gjatë muajit janar e merr Bosnja e Hercegovina.
Nga gjithsej 15 anëtare të Këshillit të Sigurimit, pesë shtete – SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe – janë anëtare të përhershme dhe kanë të drejtën e vetos.
Dhjetë anëtaret e tjera janë jo të përhershme dhe zgjidhen me mandat dyvjeçar, kështu që çdo 1 janar ndërrohen pesë vende në Këshillin e Sigurimit. Pesë shtetet të cilave sot u skadoi mandati i anëtareve jo të përhershme janë Austria, Japonia, Turqia, Meksiko dhe Uganda. Në vitin e dytë të mandatit që përfundon më 1 janar të vitit 2012 janë Bosnja e Hercegovina, Brazili, Gaboni, Libani dhe Liberia.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›