Tre te vrare 43 te plagosur nga zjarri ne nje aeroplan rus pasagjeresh

Tre persona u vrane sot kur nje aeroplan rus pasagjeresh u perfshi nga zjarri dhe shpertheu nderkohe qe perpiqej te ngrihej nga nje aeroport ne Siberi.
Zyrtaret thane se zjarri filloi ne nje nga motorret e aeroplanit nderkohe qe pergatitej te ngrihej nga aeroporti i qytetit te Surgut.
Shumica e 124 persona ne bordin e aeroplanit u evakuuan para shperthimit i cili shkaterroi aeroplanin. Zyrtaret thane se te pakten 43 persona u plagosen ne kete incident.
Aeroplani i tipit TU-154 i cili i perkiste kompanise rajonale ajrore Kogalymavia Airline ishte planifikuar te mbulonte itinerarin nga Surgu ne Moske.