E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria merrpresidencën e BEEstonia hyn në Eurozonë

BUDAPEST- Qe sot, Hungaria behet zyrtarisht kryesuese e Bashkimit Evropian, duke marre keshtu presidencen e rradhes se unionit. Ky moment e gjen vendin te perfshire nga debatet qe ka shkaktuar ligji i ri per ashpersimin e kontrollit ndaj mediave ne vend, nje ligj ky i kritikuar shume nga zyrtaret e BE-se. Ndaj sipas analisteve, pritet qe gjate ketyre 6 muajve te presidences hungareze, ligji ne fjale pritet te jete ne qender te vemendjes. Po keshtu gjatë presidencës gjashtëmujore te Budapestit, pritet te nisin dhe bisedimet per buxhetin e BE-s, ne periudhen 2014 – 2020, qe kane shkaktuar mospajtime mes Britanise, Gjermanise e Frances, nga njera ane, dhe vendeve anetare nga Evropa Qendrore dhe Lindore.E nderkohe, me te hyre mesnata, Estonia iu bashkua zones euro te Bashkimit Europian, duke u shnderruar ne shtetin e pare ish sovjetik qe pranon euron. Vendi i vogel balltik prej 1,3 milion banoresh behet vendi i 17-te i eurozones, ne nje kohe kur klubi i monedhes se perbashket europiane ndodhet ne nje krize te thelle qe sipas analisteve mund te trembe anetaret e reja te Europes Lindore. Gjithesesi evenimenti u festua bashke me nderrimin e viteve me shume entuziasem nga estonezet.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›