E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të arrestuar në Vragoli

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët kanë sulmuar fizikisht me një mjet të fortë një person. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

“Njëri nga të dyshuarit kishte kanosur me një armë zjarri viktimën. Gjatë kontrollit të lokalit në të cilin kishte ndodhur sulmi, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri ‘TT’ si dhe te njëri i dyshuar kanë gjetur në posedim një armë të tipit ‘Para’ 9 mm”, njofton Policia e Kosovës

Me vendim të prokurorit, të dyshuari janë dërguar në mbajtje./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›