E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet i fuqishëm në Filipine

Një tërmet me magnitudë prej 5.7 shkallësh të Richterit ka goditur pjesën jugore të Filipineve.

Zyrtarët thonë se 9 persona, shumica nga ta fëmijë, janë lënduar.

Sipas tyre, tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe ka dëmtuar dhjetëra shtëpi.

Arqipelagu i Filipineve ndodhet në “Unazën e Zjarrtë” të Paqësorit, ku tërmetet dhe aktivitetet vullkanike janë të zakonshme.

Një tërmet prej 7.7 shkallësh të Richterit ka vrarë afro 2,000 njerëz në veri të ishullit Luzon, në vitin 1990./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›