Në “Lutjet e mëngjesit”, përfaqësues të mbi 30 shteteve

Kosova për herë të parë do të jetë nikoqire e “Lutjeve të mëngjesit”. Kuvendi i Kosovës si organizator i këtij evenimenti po bën përgatitjet e fundit. Më shumë se 70 personalitete nga më shumë se 30 vende të botës, të cilat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndër to edhe Serbia, njofton KTV.
Adem Grabovci, bashkorganizator, ka deklaruar se organizimi i kësaj ngjarjeje tregon se Kosova është shndërruar në faktor paqeje dhe stabiliteti. Grabovci ka bërë të ditur se pjesëmarrja është konfirmuar edhe nga Serbia.
Aktivitetet do të nisin më datën 24 në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar edhe më datën 25, ku shumë nga përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse do të kenë adresimet e tyre.
Ky është viti i 10-të që organizohen “Lutjet e Mëngjesit” në Evropën Juglindore, ndërsa kjo është hera e parë që organizohen në Kosovë./Indeksonline./