E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të vdekur në përleshjet midis rebelëve kurdë dhe policëve

Ankara, 3 gusht – Tre rebelë kurdë dhe një polic kanë vdekur gjatë përleshjeve në juglindje të vendit, njoftuan sot zyrtarët turq.

Rebelët sulmuan një stacion policor dhe një bllok banimi në qytetin Eruhu dhe me këtë rast vranë një polic, ndërsa një tjetër është plagosur, ka raportuar agjencia AP.

Në këtë shkëmbim zjarri është plagosur edhe një civil.

Rebelët kurdë, të cilët luftojnë për autonomi në juglindje të Turqisë, kanë shtuar sulmet nga muaji qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›