E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Koha e duhur që Kosova dhe Serbia të bisedojnë si dy shtete

Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni në fjalën e tij në KS, theksoi se është koha e duhur për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Por në këtë drejtim ai veçoi faktin se këto vende duhet të bisedojnë për çështje të përbashkëta në mënyrë të barabartë si shteti me shtetin. Është koha që Kosova dhe Serbia të fillojnë një kapitull të ri.

Kapitullin e  bashkëpunimit si shteti me shtet. Çështje që janë të shqetësimit të përbashkët për të ardhmen tonë evropiane. Dua të rikonfirmoj dhe nënvizoj gadishmërinë e Republikës së Kosovës që të bashkëpunojë me Serbinë në çfarëdolloj fushe. Duhet të bëhet në mënyrë të barabartë mes dy vendeve të barabarta, si shteti me shtet. I bëjmë thirrje Serbisë që të bashkëpunojmë si vende fqinje për të mirën e dy vendeve tona. Rruga e vetme që duhet ndjekur, këtë po na e kërkon bota, u shpreh Hyseni. 

Last Updated on E Marte, 03 Gusht 2010 20:09

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›