E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre vjet burg për Xhabir Zharkun, kryetari i Kaçanikut

Kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku ka marre masen e denimit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë me tre vjet burg dhe 1 mijë e 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjyqtaret e kanë shpallur fajtor për veprën penale të detyrimit apo zhvatjes. Ai është shpallur i pafajshëm për veprën penale të kërcënimit. Po të njëjtin dënim ka marrë edhe Arsim Kolshi ndërsa Besnik Hasani e Nysret Cena janë dënuar me nga një vit e dy muaj burg.

Avokatët e të gjithë të akuzuarve kanë paralajmëruar ankesë ndaj aktvendimit të Gjykatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›