Publicisti Surroi, për në BE, Kosova sa më shpejt

Publicisti kosovar, Veton Surroi, përmes një interviste botuar në të përditshmen franceze “Le Monde”, apelon te Bashkimi Evropian, që në gjirin e saj të pranojë shtete të reja pas luftës në Ballkan, me prioritet Kosovën dhe Turqinë.
Pyetjes se çfarë mendon lidhur me pesë vendet e BE-së që kontestojnë ende pavarësinë e Kosovës, Surroi ka thënë për “Le Monde” se Kosova nuk ka më kohë të presë.
“Nuk dua të them se ne do të hyjmë që tash në BE, por procesi i integrimeve duhet të nisë urgjent gjatë këtij viti, ku BE për të ruajtur ekuilibrin dhe ta përdorë perspektivën e aderimit si karotë për të obliguar Kosovën dhe Serbinë rreth zgjidhjes së problemit të Mitrovicës”.
“Qëllimi nuk është për marrje të subvencioneve, por ti takojmë familjes evropiane. Ne nuk duam të jemi ndryshe nga tjerët. Shoqëria jonë është në rrugë të mbarë, ajo tashmë ka vënë në funksion institucionet demokratike dhe pret një mbështetje më të madhe nga BE për ti krijuar kushte dhe kontribuar avancimit të proceseve demokratike”.