Nje grup senatoresh amerikane vizitojne Kinen

Udheheqesi i shumices ne senatin amerikan Harry Reid dhe 9 senatore te tjere u takuan sot ne Pekin me zevendes presidentitn kinez Xi Jinping dhe kreun e parlamentit kinez Wu Banggio.
Ky grup eshte delegacioni me i madh zyrtar qe ka vizituar Kinen. Pritet qe bisedimet te perqendrohen ne ceshtjet e veshtiresise ekonomike dhe shtypjen qe ushtron Kina ndaj disidenteve qe shihet ne arrestimin e dhjetra juristeve dhe aktivisteve mes tyre dhe artisti Ai Weiwei i cili u ndalua javet e fundit. Senatoret jane gjithashtu te interesuar per perparimin e shpejte te Kines ne zhvillimin e teknologjive te energjise se paster.