Tre vjet pritje për Gjykatën Administrative

Tashmë, duket se ky pr/ligj do të marrë ‘bekimin’ e Parlamentit javën që vjen, pasi duke nisur nga e hëna do të nisin diskutimet për krijimin e kësaj gjykate, e cila në thelbin e vet parashikon shqyrtimin e çështjeve administrative të biznesit.
I depozituar në Kuvend në muajin tetor të vitit 2008 pr/ligji është përfshirë në agjendën trejavore të Parlamentit për t'u diskutuar në komisionet e përhershme dhe më pas për t'u miratuar në seancën e 15 marsit. Sipas marrëveshjes dypalëshe PD-PS të 14 nëntorit 2011, paketa e ligjeve me 3/5 duhet të miratohet brenda muajit mars.
Ndërsa amendimet në pesë kode, u kaluan dora-dorës në Kuvend përgjatë tre muajve të fundit, pr/ligji i "Gjykatës Administrative" është i fundit që mbyll dhe paketën e ligjeve me shumicë të cilësuar prej 84 kartonësh jeshil në Kuvend. Ligji "Për gjykatat administrative' e mori shtysën nga ligji konsensual 'Për organizimin e sistemit gjyqësor' i shkurtit 2008, në të cilin u përcaktua se gjyqësori do të kishte një degë të specializuar për shqyrtimin e ankimimeve administrative.
Ai u përgatit me ndihmën e ekspertizës evropiane e shqiptare, përmes konsultimit të gjerë me grupet e interesit. Në muajt e parë të vitit 2009, pas një bashkëpunimi në nivel bipartizan ekspertësh, opozita propozoi disa ndryshime që u pranuan nga mazhoranca në komisionin parlamentar të ligjeve.
Por, bllokimi nisi pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, që opozita i humbi, teksa fajësoi Partinë Demokratike për grabitjen e votës. Thirrjes së Ambasadës Amerikane në shtator 2010 për miratimin e ligjit, opozita iu përgjigj negativisht. Për pasojë u dogjën fondet dhe humbëm shansin për fazën e tretë të Sfidës së Mijëvjeçarit. Ligj "Për gjykatën administrative" është gjithashtu pjesë e 12 detyrimeve të BE-së, por mungesa e konsensusit politik i mohoi vendit statusin e kandidatit në Bashkimin Europian për dy vjet rresht në 2010-n dhe 2011-n.
Ky ligj i rëndësishëm është komponent thelbësor reformues i dy fushave: sistemit gjyqësor dhe procesit administrativ. Në të parin ligji krijon një degë të specializuar të sistemit gjyqësor, për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative. Ndërsa në të dytin shqyrtimi gjyqësor i mosmarrëveshjeve administrative përbën hallkën e fundit të procesit administrativ, që fillon me aktin e nxjerrë nga organi administrativ e që vazhdon me shqyrtimin administrativ të ankimeve brenda strukturës së administratës shtetërore, qendrore a vendore.
Ndaj, me cilësitë e saj, gjykata administrative përbën jo vetëm një zhvillim pozitiv gjyqësor, por edhe një faktor presioni për përmirësimin e procesit dhe aktit administrativ brenda sistemit të administratës shtetërore. /S.Ll/Start/
2012-03-11 16:29