E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e municionet që bliheshin nga Delijorgji, komisioni i parë u shkarkua

Ish-ministri Mediu shkarkoi komisionin e parë se vendosi çmime të ulëtaTIRANË- Nuk kanë të rreshtur shkeljet e bëra nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me çmontimin e municioneve në të ashtuquajturën fabrikë të Gërdecit. Faktet e fundit tregojnë se edhe çmimet e fishekëve dhe predhave që demoloheshin aty ishin shumë larg realitetitBurime nga Ministria e Mbrojtjes thanë dje se një nga shkeljet që pritet të hetohen rreth tragjedisë, janë dheprocedurat e ndjekura nga komisioni i vendosjes së çmimeve për çdo artikull të kontratës me firmën që demolonte municionet. Këto çmime që për specialistët rezultojnë jo me standardet reale, sipas burimeve të mësipërme, janë shoqëruar me shkarkimin e komisionit ekzistues nga ministri Mediu dhe emërimin e një komisioni të ri që ka përcaktuar dhe çmimet e përcaktuara në kontratë. Misteri rreth përcaktimit të firmës fituese dhe çmimeve që pritet të zbardhen në kuadër të hetimeve të pritshme, edhe pse ka hasur në kundërshtimin e specialistëve, nga komisioni i ri,është bërë fakt i kryer me interesimin evetë ministrit Fatmir Mediu. Njëkohësisht, periudha e pikut të realizimit të projektit për demontimin e demolimin e municioneve luftarake, është shoqëruar dhe me shkarkimin e dy drejtorëve të uzinave të njohura të armëve në Gramsh e Poliçan. Burime nga ministria e lidhin shkarkimin e komisionit ekzistues dhe ndryshimet e mësipërme me përfitime të mundshme të emrave të njohur të piramidës shtetërore me këtë aktivitet. Ndërkohë, që dy drejtorët e shkarkuar, Qazim Miraka në Uzinën e Armëve në Gramsh e Memli Kasapi, të kontaktuar nga gazeta,mohojnë një lidhje direkte të shkarkimit të tyre me demolimin e municioneve. "Shkarkimi im lidhet me motive politike, emërtesa në ministri i paragjykonte bindjet e mia, duke më zëvendësuar me një person tjetër",- konfirmoi për gazetën ish-drejtori Miraka. "Mua më shkarkuanmë 15 shkurt, dy ditë para zgjedhjeve, për shkak se dikujt i duhej një njeri tjetër jo specialist, por për vota e për të qenë drejtues në uzinë",- pohon ish-drejtori i Poliçanit, Kasapi.
Interesimit të gazetës tek zyrat e "Meico"-s në Ministrinë e Mbrojtjes nuk i përgjigjet njeri për shkak të arrestimit të kreut e angazhimit të personelit tjetër me situatën tragjike. Ndërkohë, burime të mësipërme konfirmojnë se përplasjet e disa specialistëve përkatës në ministri me drejtuesin e firmës Alb Demilpër sigurimin teknik e zbatim të rregullave, u ka kushtuar atyre mënjanimin nga kjo detyrë ose "dorëheqje". Për misteret e shkarkimit të komisionit ekzistues të vendosjes së çmimeve nga Mediu dhe emërimin e komisionit të ri, më tepër mund të sqarojë N.Marku, drejtori Juridik i ministrit të dorëhequr Mediu, por burime të ministrisë thonë se ai kohët e fundit nuk ndodhet në Shqipëri
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›