E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trebeshina në teatrin europian

Teatri shqiptar merr pjesë në Festivalin Europian të Përkthimit Teatral, “L’Europe des Théâtres”, që po mbahet në Paris, prej 8 deri me 29 qershor.

Kjo është një nismë e EURODRAM-ës, rrjeti europian për përkthimin e dramës në bashkëpunim me Shtëpinë e Europës dhe Orientit. Shfaqja e pare është “L’Histoire de ceux qui ne sont plus” nga Kasëm Trebeshina (55 minuta), e realizuar nga regjisori Pierre Debauche në Paris më 1992.

Komedia tragjike “Historia e atyre që s’janë” është e para pjesës hqiptare për teatër e vënë në skenën e Francë, me interpretimin e: Cyril Bellenger-Josselin, Richard Grolleau, Alexandre Pavloff, Chloé Rejon, Sylvie Vidach, Maya Vignando. Kjo vepër e Trebeshinës e shkruar në vitin 1961, njeh vetëm një botim në shqip në Kosovë më 1992 dhe pas kësaj është vënë në skenën ga Teatri Kombëtari Kosovës.

Te kjo komedi tragjike gjen shkatërrimin e një pas njëshëm të anëtarëve të një familjeje nën një presion psikologjik për ndjekjeje. Është homazhi I dytë që Shtëpia e Europës dhe Orientit I bën veprës dramaturgjike të Trebeshinës. Vitin e kaluar, drama e tij “La Forêt” u paraqit në “L’Europe des Théȃtres”, në kuadrin e ditëve të Festivalit Europian të Përkthimit Teatral. Anne-Marie Autissier ka bërë përkthimin nga origjinali “Pylli – Evandri dhe Nausika” I vitit 1976. Edhe kjo u botua në Kosovë si pjesë e Antologjisë personale me një cikël dramash që Trebeshina ka shkruar në vitet 1937-2006.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›