E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet eksporti i municioneve te firmes se dyshuar per mashtrim

Nga C. J. CHIVERS

Departamenti i Shtetit te enjten pezulloi aktivitetet nderkombetare te eksportit te AEY Inc, nje kompani qe merret me tregtine e armeve nga Miami Beach, e drejtuar nga nje 22- vjecar, prokurimet me arme te te cilit per Pentagonin jane nen hetim, bene te ditur zyrtare amerikane. Ushtria amerikane akuzoi javen e kaluar presidentin e kompanise, Efraim Diveroli, per mashtrime, duke permendur fisheket e prodhimit kinez qe coheshin drejt Afganistanit pasi ishin certifikuar se prodhoheshin ne Hungari. Ushtria gjithashtu pezulloi z.Diveroli dhe kompanine nga kontratat e ardhshme federale. Vendimi me i fundit bllokon edhe te tjere elemente te biznesit te AEY-se.

Sipas ligjeve federale, transfertat e armeve permes nje kufiri nderkombetar ne te cilin qeveria e SHBA-se nuk eshte klient kerkon nje licence te Departamentit te Shtetit. Nje zyrtar i Departamentit te Shtetit tha se duke perjashtuar rrethanat e jashtezakonshme, aplikimet e z.Diveroli per licenca do te refuzohen. "AEY-ja eshte nen nje politike te refuzimit per kerkesat mbi autorizim per eksportet e ardhshme", tha zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar te fliste publikisht dhe kerkoi anonimatin. Dy zyrtare te tjere e konfirmuar kete vendim. "Departamenti mund te beje perjashtime ndaj kesaj politike te refuzimit, por vetem nese per kete ka arsye madhore te sigurise kombetare ose arsye te politikes se jashtme". Avokati i z.Diveroli, Hy Shapiro, refuzoi te bente komente.

AEY-ja ka qene furnizuesi kryesor me municione i ushtrise dhe policise se Afganistanit qekur ushtria amerikane i akordoi atij nje kontrate dyvjecare ne janar 2007. Kontrata, tashme e pezulluar, ka nje vlere potenciale prej 298 milione USD. Gjithashtu kompania ka furnizuar me municione dhe pajisje agjenci te tjera federale dhe qeverine e Irakut. Ne nje interviste telefonike vitin e kaluar, z.Diveroli pretendoi se bente biznese me nje vlere prej 200 milione USD ne vit. Kontrata e tij per Afganistanin ka qene e mbushur me probleme. Nje hetim nga THE TIMES zbuloi se z.Diveroli kishte derguar dhjetera milione fisheke te vjeter kineze dhe fisheke mitralozi nga Shqiperia, dhe furnizonte municione ne kushte jo te pershtatshme dhe me paketim te demtuar. Kontrata dhe ligji amerikan ndalon tregtine e armeve kineze.

Kompania e z.Diveroli ka punuar edhe me nje kompani fantazme ne Qipro dhe ndermjetes qe ndodhen ne nje liste federale per entitetet e dyshuara se kryejne trafik ilegal armesh, dhe ishte regjistruar ne menyre te fshehte nga nje nenkontraktor gjate nje bisede telefonike qe sugjeronte korrupsion. Problemet e tija kane ardhur duke u rritur. Ne fillim te marsit, ai ishte akuzuar per ecje me makine ne gjendje te dehur ne Miami Beach. Ne fund te marsit, kongresmeni Henry A.Waxman, demokrat nga Kalifornia, qe drejton Komitetin e Kongresit per Mbikeqyrjen dhe Reformen qeveritare, caktoi nje seance pyetjesh per te shqyrtuar aktivitetin e AEY-se me Departamentin e Mbrojtjes. Te enjten, nje hetues per Komitetin e Kongresit kontaktoi nenkontraktorin ne Shqiperi i cili ka rrgjistruar biseden me z.Diveroli. Megjithate, ka te dhena se hetimi i Kongresit do te vazhdoje vetem nese do te vazhdoje hetimi penal. Marc D.Seitles, avokati i cili perfaqeson David M.Packouz, i cili ka qene ish-zv/president i AEY-se, tha se ai i kishte derguar nje leter Kongresit, ku thoshte se z.Packouz do te fliste publikisht vetem nese atij do t’i garantohej imuniteti nga hetimet. Z.Packouz, 25 vjec, u largua nga AEY-ja vjeshten e kaluar dhe nuk ka kontakte me kompanine prej asaj kohe, tha z.Seitles. Pa imunitet, tha ai, "une nuk mund te lejoj klientin tim te deshmoje mbi kete ceshtje, dhe nese ai do te detyrohet te paraqitet, ai do t’i drejtohet Amendamentit te peste". Statusi i z.Diveroli parashikonte qe rregullimin e ngarkesave do te jete gjithashtu objekt i pyetjeve. Nje ngarkese e planifikuar prej rreth 2 milione kuti fishekesh kane qene shkarkuar ne Sllovaki, sipas dy zyrtareve amerikane dhe pronarit te nje biznesi tjeter per tregtine e armeve, ndersa qeveria sllovake rishikoi kerkesen e z.Diveroli per nje licence eksportesh.

Edhe MFS 2000, nje kompani prodhuese hungareze fishekesh, ka kercenuar gjithashtu per veprime ligjore. Dokumente te brendshme te ushtrise tregojne qe AEY-ja ka blere miliona fisheke nga kompania vitin e kaluar. Zyrtare te MFS 2000 thane se municionet jane hungareze dhe ne gjendje te mire. Z.Diveroli me vone tregoi se municionet e tjera, te prodhuara dekada me pare ne Kine, kane qene prodhuar edhe nga MFS 2000, sipas hetuesve te ushtrise. Kompania hungareze sugjeroi se z.Diveroli kishte demtuar reputacionin e saj. "MFS 2000 eshte absolutisht pa faj ne kete ceshtje", shkroi ne nje mesazh email drejtori i Pergjithshem i saj, Gyorgy Karoly. Ushtria gjithashtu ka filluar te shikoje prapa ne marredheniet e saja me AEY-ne. Nje njoftim federal e leshuar te shtunen e kaluar kerkonte furnizues te rinj per miliona municione te cilat z.Diveroli akoma nuk i kishte derguar ne Afganistan, duke perfshire fisheke, predha raketash, mortajash dhe municione artilerie. Njoftimi tregonte se ushtria kishte forcuar standardet e kontrates. Kontrata me AEY-ne kishte lejuar municione me nje moshe te vjeter, dhe nuk specifikonte se prej cfare materiali duhet te ishte paketimi qe te mund t’i rezistonte kushteve te ashpra te fushes se betejes.

Dokumentet nga Shqiperia tregojne se AEY-ja bleu me shume se 100 milione fisheke kineze qe kishin qene magazinuar prej dekadash ne ish-depot e luftes se ftohte. Fisheket ishin prodhuar jo me vone se 1960. Z.Diveroli atehere rregulloi qe ato te ripaketoheshin ne kuti kartoni, shume prej te cilave ishin care ose dekompozuar pas transportit ne zonat e luftes. Lloje te ndryshme te municioneve ishin perziere. Ne disa prej arkave municionet ishin te papastra dhe te ndryshkura. Kerkesa e re e ushtrise specifikon qe municioni nuk duhet te jete me pak se 20 vjet i vjeter, ne paketim te qendrueshem dhe ne kushte te pershtatshme. "Secila pakete do te permbaje te njejtin tip municioni", shkruan ushtria. "Materiali duhet te jete i lire nga papastertite dhe nga infektuesit e tjere, te cilet do te kontribuonin ne shkaterrimin e tij ose do te kerkonte te pastroheshin nga klienti perpara perdorimit". Nje tjeter avokat i perfshire ne ceshtje u shpreh me habi se z.Diveroli, i cili filloi te merrte kontrata federale ne moshen 19 vjec, vazhdoi te qendronte ne biznes kaq gjate. Zyra e AEY-se, tha ai, ishte kontrolluar nga agjentet federale vitin e kaluar dhe kompjuteret dhe regjistrat e tij u konfiskuan. Por autoritetet kontraktuese te ushtrise vazhduan te punonin me te. “Dukej sikur njera dore e qeverise e dinte, ndersa tjetra nuk e dinte se cfare bente dora tjeter”, tha avokati.

(*) Autoret: C/J Chivers nga Moska dhe Eric Schmitt, Uashington. Botuar ne numrin e djeshem te “The New York Times”


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›