E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: SHIK’u, strukturë e PDK’së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe njëherit Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, sipas së cilës, ish shefi i SHIK’ut Kadri Veseli ka qenë edhe më herët i përfshirë në vendimmarrje në PDK.

”Fakti që njeriu kryesor i organizimit në PDK konfirmon se Veseli ka qenë njeri i vendimmarrjes në parti, dëshmon më së miri se SHIK-u është organizatë partiake e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo veçse i shton argumentet e fuqishme për një komision hetimor për t'i kuptuar të gjitha ato të panjohura rreth kësaj organizate që edhe sot e mban peng shtetin e Kosovës”, thuhet ne reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›