E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie, zyrtarisht në Man Utd

Robin Van Persie është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Manchester Unitedit. Arsenali ka bërë të ditur përmes uebfaqes së vetë zyrtare se ia ka shitur përfundimisht ‘Djajve të Kuq’ sulmuesin holandez.

Van Persie do të arrijë në Manchester sot, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, ndërsa më pas pritet ta nënshkruajë kontratën katërvjeçare. Ndërkaq, ‘Topçinjtë’ nga shitja e tij pritet t’i përfitojnë rreth 30 milionë euro.

29 vjeçarit do t’i skadonte kontrata me ekipin e Arsene Wengerit vitin e ardhshëm dhe nuk kishte pranuar ta vazhdonte atë, prandaj, për të mos mbetur duarthatë verën e ardhshme, klubi nga Emirates Stadium vendosi ta shesë tash.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›