Ndoka emërohet zv/ministër i Brendshëm: Dje e mora vesh
TIRANË- Marrëveshja është specifikuar para dy javësh, por kreu i PDK-së, Nard Ndoka, vetëm dje e ka marrë vesh vendimin se duhet të nisë detyrën e re në qeverinë “Berisha”. Në këtë mënyrë, demokristianët hyjnë në qeveri dhe marrëveshja e gjerë PD-PDK nis me postin e zëvendësministrit të Brendshëm. Kreu demokristian, Nard Ndoka pranoi postin e zëvendësministrit të Brendshëm, të cilin e prezantoi ministri Noka para stafit të këtij dikasteri. Marrja e postit të zëvendësministrit të Brendshëm nga kreu demokristian, konfirmon aleancën politike mes PDK-së dhe Partisë Demokratike në pushtet. Z.Ndoka zbardhi dje për “Gazeta Shqiptare”, se ky është vetëm fillimi i marrëveshjes me demokratët, ndërkohë që konfirmoi se pakti do të ketë një aneks, i cili nuk përjashton edhe një post zëvendësministri dhe disa drejtori në administratën e djathtë. Kreu i PDK-së, shprehu besimin se e djathta do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2013-ës. Përfshirja në koalicionin qeverisës të PDK-së, vjen pas rreth tre vitesh që kjo forcë politike kaloi në opozitë, përkrah Partisë Socialiste.
Z.Ndoka, si e pritët rikthimin tek aleanca me Berishën?
Në mënyrë të natyrshme dhe ishte e pritshme, duke marrë parasysh që ne prej kohësh kishim çarje në koalicionin me PS-në dhe kreun e PS-së, Edi Rama. Tashmë dihen arsyet; çështja e Kodit të ri Zgjedhor dhe përjashtimi që iu bë aleatëve ishte fundi i kësaj marrëveshjeje. Ndaj, negociatat me demokratët nisën prej më shumë se një muaji. Afrimi i Partisë Demokristiane me koalicionin qeverisës, pas kapërcimit të disa momenteve konfliktuale, është i natyrshëm, pasi PDK dhe PD janë parti të qendrës së djathtë.
Kush është baza e fortë e bashkëpunimit me PD-në?
Mendoj se baza e fortë për bashkëpunimin mbetet përgjegjshmëria që PD-ja tregon ndaj aleatëve të saj. Lidershipi socialist ka treguar se gjatë aksioneve politike, PS-ja ka qenë tërësisht e çorientuar dhe pa një bosht politik. Ndaj, largimi i PDK-së nga koalicioni “Opozita e Bashkuar”, ndodhi për shkak se lidershipi socialist nuk respektoi marrëveshjen politike me PDK-në. Në kushte të tilla, ne gjetëm vullnet për bashkëpunim tek PD-ja dhe z.Berisha, dhe nisëm negociatat.
Dhe aleanca me demokratët nisi direkt me postin e zëvendësministrit të Brendshëm...
Po, dhe ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi para dhe paszgjedhor me PD-në.
E kërkuat ju apo jua propozoi z.Berisha pikërisht postin e zëvendësministrit të Brendshëm?
Marrëveshja është në parim. Nuk është se është diskutuar direkt për postet që do kemi ne si PDK. Propozimi m’u bë nga z.Berisha dhe e pranova.
Kur e morët vesh se do të jeni një nga zëvendësministrat e Brendshëm?
Para dy javësh është specifikuar, por sot (dje) e kam marrë vesh që do të filloja punën dhe vetëm kur m’u lajmërua me telefon se duhet të bëhej prezantimi, pasi kishte kaluar vendimi i qeverisë.
Kush jua bëri të ditur vendimin, kush ju telefonoi?
Bisedimet dhe marrëveshja janë bërë me Kryeministrin Berisha.
Kë zëvendësoni tek Ministria e Brendshme, znj.Zaimi apo z.Peka?
Unë kam pjesën që bënte ish-zëvendësministrja Iva Zaimi.
Ju e merrni këtë detyrë, në një moment kur krimi në Shqipëri është shtuar, ju tremb ky fakt?
Jo, nuk më tremb, pasi qeveria dhe Ministria e Brendshme po tregojnë çdo ditë se po i japin goditje të fortë krimit, pavarësisht rasteve në rritje të ditëve të fundit. Ndaj, edhe unë do të jem pjesë e ekipit të punës për të goditur me ashpërsinë më të madhe krimin dhe besoj se do t’ia dalim më së miri.
Çfarë parashikon tjetër marrëveshja me PD-në përveç postit të zëvendësministrit të Brendshëm?
Ky është vetëm fillimi i zbatimit të marrëveshjes. Në ditët në vijim do të bëhen të ditura detajet e marrëveshjes.
Bëhet fjalë edhe për një post tjetër zëvendësministri?
Marrëveshja PD-PDK do të ketë një aneks, shtesë, ku do të detajohet i gjithë bashkëpunimi me PD-në. Mund t’ju them se marrëveshja do të jetë e gjerë; do të kemi një sërë fushash ku ne do të bashkëqeverisin.
Po për sa u përket drejtorive, çfarë ju ofron PD-ja?
Bëhet fjalë edhe për disa drejtori, por ju thashë, shumë shpejt do të specifikohen për t’u vënë në zbatim.
Pse ky bashkëpunim me PD-në, kur po afron dhe mbyllja e mandatit të saj qeverisës?
Mund të mbarojë ky mandat dhe të fillojë tjetri. Pse jo?!
Të gjithë bashkë si koalicion jemi të angazhuar për fitoren e një mandati të ri qeverisës dhe shanset janë që e djathta të dalë fituese ne zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës. Ne nuk po bëhemi pjesë e kësaj aleance që e djathta të kalojë në opozitë, por që të fitojë zgjedhjet, dhe besoj drejt kësaj do të shkojmë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)