E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tregimet e “Planetit Leshtor”, 35 vëzhgime të mprehta mbi realitetin e përditshëm

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Tirana po përgatitet për ngjarjen më të madhe të librit në vend, edicionin e 28-të të Panairit të Librit, Tirana 2025.

Panairi nis rrugëtimin më 12 nëntor dhe një nga prurjet interesante të tij do të jetë libri “Planeti Leshtor”, i Enird Maliles, botuar nga UET PRESS. Së bashku me Mimoza Ahmetin, Stefan Çapalikun, Gazment Krasniqin dhe Armand Borën, Enird Malile ishte një nga finalistët e Çmimit Kadare 2025.

Në librin e tij të parë, autori, i cili është me profesion psikolog klinik, ka përfshirë 35 tregime. Përmes vëzhgimit të hollësishëm të ngjarjeve, shoqërisë, fenomeneve të zakonshme dhe kuptimit të thellë të tyre, autori i nxjerr mjaft thjeshtë në sipërfaqe ato të vërteta për të cilat shpesh harrojmë se ekzistojnë. Rrëfenjat e tij nuk janë thjesht ngjarje, por fragmente të ekzistencës njerëzore: çdo tregim hapet si një fillim i ri, i mbushur me atmosferë dhe kureshti, ndërsa fundi mbetet i hapur dhe i paparashikueshëm, ashtu si vetë jeta.

“Planeti Leshtor” është vlerësuar si një libër me vëzhgime të mprehta, që pasi i lexon të lënë të mendohesh gjatë.

Në vend që të ofrojë përgjigje, “Planeti Leshtor” hap dritare mbi qenien dhe kuptimin e saj, duke e ftuar lexuesin të shohë jetën si një mozaik fragmentesh, ku secili mund të gjejë një copëz vetvete. Në këtë kuptim, romani nuk është vetëm një vepër letrare, por edhe një udhëzues i heshtur për të menduar më thellë mbi njeriun dhe shoqërinë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›